Bota

Serbia kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, reagon DASH-i: Po e vëzhgojmë situatën nga afër

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj.

Në lidhje me këtë, në një përgjigje për Klankosova.tv, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

Ndryshe, trembëdhjetë vjet pasi kaloi në një ushtri profesionale dhe bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak ‘ad acta’, në Serbi nisi një nismë për ta rikthyer atë.

Iniciativa është nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, Ushtria serbe deklaroi se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të hollësishëm të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Gjithashtu, u bë e ditur se propozimi vjen me qëllim të “ngritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Serbe, përmes rinovimit dhe përmirësimit të mbushjes dhe stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë”.

Rruga Press

YouTube player