Bota

Mercenarët serbë bëhen gazi i botës, shkojnë për të vrarë ukrainas e rrihen dhunshëm nga rusët

Mercenarët serbë në rrjetet sociale janë ankuar për trajtimin që po u bëhet në Ukrainë, ku kanë shkuar për të luftuar krah rusëve.

Ata pretendojnë se pas refuzimit të zbatimit të urdhrave janë rrahur nga oficerët rusë.

Mercenari serb Dejan Beriq, person i angazhuar për rekrutimin e mercenarëve serbë në ushtrinë ruse, është ankuar në komandën e 119-të të parashutistëve në të cilën shërbejnë të huajt.

Beriq është ankuar se komandantët rusë po refuzojnë t’ju sigurojnë serbëve armë të mjaftueshme dhe të trajtojnë të plagosurit.

Ai ka treguar sesi është dashur të punoj me frontin Popullor për të siguruar vetura, dronë, qizme ushtarake dhe ujë për mercenarët.

Ka shtuar se komandantët nga regjimenti i 119-të i kanë quajtur mercenarët rusë “romë” dhe nuk i dinin motivet e tyre për pjesëmarrjen e tyre në pushtimin rus të Ukrainë, duke i pyetur se pse në fakt kanë shkuar në Ukrainë.

Beriq ka pranuar se si bashkëkombësit e tij kanë nënshkruar marrëveshje me ministrin ruse të Mbrojtjes në rajonin e Moskës dhe më vonë janë dërguar në regjimentin e 119-të.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depon ruse të karburantit

Këta mercenarë serbë më pas janë dërguar në qytetin rus Ryazan dhe më pas në Luhansk.

Komanda e regjimentit i kishte urdhëruar mercenarët serbë para Vitit të Ri që të mësyjnë pozicionet e forcave ukrainase, duke u dhënë vetëm nga 2-3 karikatorë me municion.

Ai pretendon sesi serbët kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat dhe se kanë kërkuar zhvendosjen në njësi tjera, por se janë shpallur dezertor dhe kriminelë të luftës.

Gjithashtu tha se mercenarët serbë janë dëbuar nga istikamet dhe se janë mbajtur në të ftohtë për disa ditë pa ushqim dhe ujë, ku më pas kanë arritur përfaqësues të policisë ushtarake ruse dhe u kanë kërkuar të nënshkruajnë një rrëfim se ishin spiunë. Beriq ka theksuar se rusët kanë refuzuar të trajtojnë serbët e sëmurë rëndë.

Ai e quajti komandën e Regjimentit të 119 -të një “grup kriminal të organizuar” dhe shprehu shqetësimin se mund të dënohet “për diskreditimin e ushtrisë”. Beson se video e tij mund të përdoret nga “armiqtë”.

Lexo më shumë  Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Dihet se Rusia është duke rekrutuar aktivisht qytetarë të Serbisë për luftën në Ukrainë. Rekrutimi i vullnetarëve në Serbi u konfirmua edhe nga Davor Saviçiq dhe Dejan Beriq, të cilët po luftojnë në anën e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut.

YouTube player