Bota

Serbia haptazi proruse, Vulin: Nuk do anëtarësohemi në NATO

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, tha se ushtria dhe policia e Serbisë do të marri pajisje dhe armë më të fundit nga Rusia.

Gjatë një interviste për mediat serbe, Vulin nuk dha shumë detaje por u shpreh se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, do të bëhen “shumë më të forta”.

Lexo më shumë  ShBA-ja heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

Për sa kohë që Aleksandër Vuçiç është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak”, tha Vulin.

Lexo më shumë  Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”,- përfundoi Vulin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *