Lajme

Serbia eksporton pemë me pesticide të rrezikshme për fëmijët – Kroacia ndaloi importin e kumbullave, Mali i Zi të pjeshkës dhe nektarinës

Në vendkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Serbisë – Dobrakovë, kontrolli ka ndaluar importin e gati dhjetë tonë pjeshkë dhe nektarinë nga shteti serb, ku është konstatuar një pesticid i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët – klorpyrifos.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri Ushqimore, Çështje Veterinare dhe Fitosanitare i shtetit malazez, Vladimir Gjakoviq, ka konfirmuar për portalin RTCG se ky pesticid sot është gjetur edhe në kumbullat e importuara nga Serbia në Kroaci.

“Ky pesticid është shumë i rrezikshëm dhe i ndaluar në Mal të Zi dhe me përgjegjësi pohoj se në vendin tonë nuk gjendet. Prodhuesit nuk e përdorin atë për ushqim. Mirëpo, situata e importit është ndryshe – në pikën kufitare Dobrakovë, me atë pesticid janë zbuluar rreth dhjetë tonë pjeshkë dhe nektarinë dhe të gjitha janë kthyer”, ka shpjeguar Gjakoviq.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Ai thotë se analizat bëhen për të gjitha frutat – pjeshkë, kumbulla, nektarinë dhe kajsi.

Ky pesticid shpesh përdoret për të mbrojtur palmat dhe bimët e tjera, por nuk guxon të përdoret për ushqim, sepse është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaruan se pas kontaktit me chlorpyrifos, konsumatorët mund të përjetojnë efekte të ndryshme në sistemin nervor, si dhimbje koke, shikim të paqartë, rritje të pështymës, konvulsione dhe në raste ekstreme, në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes së ekspozimit – dhe vdekje.

Sot, ai pesticid është gjetur në kumbullat e dërguara nga Serbia në Kroaci, gjë që është konfirmuar edhe nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në tregtinë me ushqime.

Fruti nuk u importua në Kroaci, por, siç raportojnë mediat rajonale, u shkatërrua.

Në Kroaci dhe shumë vende të tjera, pesticidi chlorpyrifos përdorej ligjërisht deri në vitin 2006, por që atëherë ai është ndaluar për trajtimin e frutave dhe perimeve në shumicën e vendeve të BE-së. Së fundmi është gjetur edhe te pjeshkët e Serbisë.

Në fillim të muajit të kaluar, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa, të cilat janë dërguar nga Serbia në Kroaci.

Rruga Press

YouTube player