Lajme

Në Preshevë e larguan nga puna, aktoren shqiptare Egzona Salihu e pret në takim ministri Çeku

Pak ditë pasi “Shtëpia e Kulturës” në Preshevë largoi nga puna aktoren e vetme shqiptare, Egzona Salihu, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka pritur në takim në MKRS për tu informuar detajisht mbi situatën, përcjell KultPlus.

Ministri është shprehur se i ka premtuar aktores mbështetje të plotë në betejën e saj kundër padrejtësive dhe diskriminimit.

“I premtova mbështetje të plotë në betejën e saj kundër padrejtësive dhe diskriminimit. Në të njëjtën kohë, biseduam për bashkëpunime përmes projekteve kulturore në Kosovë dhe Luginë, duke mos lejuar që politikat momentale të ndikojnë në kulturën e artistët tanë”, shprehet ministri.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Rruga Press

YouTube player