Lajme

Serbia dhe Rusia kërcënim, Kurti i kërkon Gjermanisë më shumë trupa në Kosovë

Për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në një intervistë për televizionin gjerman “Welt”.

Kurti ka thënë se prezenca e më shumë trupave të KFOR-it në Kosovë, do ta ndihmonte vendin për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

“Rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe. Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021 – disa prej të cilave përfshinin forcat e armatosura bjelloruse. Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Kjo patjetër do të përmirësonte sigurinë tonë. Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do të merrnin pjesë në trupat mbrojtëse të NATO-s. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, ka thënë Kurti kur është pyetur nëse Kosova ka nevojë për më shumë trupa të KFOR-it.

Lexo më shumë  Kurti: Ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës.  Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Kurti ka thënë se kontrollet kufitare për qytetarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat do të zbatohen duke nisur nga 1 shtatori.

Megjithatë, ai ka thënë se është i gatshëm të heqë dorë nëse edhe Serbia pranon t’i eliminojë kontrollet kufitare për qytetarët e Kosovës.

“Kontrollet e planifikuara kufitare për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat do të jenë të detyrueshme dhe do të zbatohen për një kohë të pacaktuar nga 1 shtatori. Por unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiqin. Nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *