Bota

“Digjen 10 milionë dollarë në ditë”, Rusia shpërdoron gazin, ndërsa Evropa përjeton krizë

Teksa faturat e energjisë në Evropë po prekin qiellin, Rusia po shpërdoron sasi të mëdha të gazit natyror duke e djegur atë.

Kështu raporton BBC-ja, duke cituar disa analistë që thonë se një impiant pranë kufirit me Finlandën, po djeg çdo ditë gaz natyror me një vlerë prej 10 milionë dollarësh.

Ekspertët konfirmojnë se ajo sasi në të kaluarën është eksportuar në Gjermani, ndërsa tani nuk kanë ku ta shesin atë për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për luftën e nisur në Ukrainë.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Ndërkohë shkencëtarët janë të shqetësuar për efektet e këtij shpërdorimi të gazit në ndryshimet klimatike.

Këto sasi të mëdha që po digjen lëshojnë volum të konsiderueshëm të dioksidit të karbonit, gjë e cila mund të ndikojë në shkrirjen e akullnajave të Arktikut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *