KryesoreLajme

Serbët në veri do të pagujnë edhe ujin, KRU “Mitrovica” nënshkruan marrëveshje për shërbim, inkasim dhe faturim me 3 komunat e veriut

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe  kryetarëve të tri komunave veriore, me të cilën faturat e ujit të banorëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok do të inkasohen dhe faturohen nga KRU “Mitrovica”. Kurse pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Komunën e Leposaviqit.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri Getoar Mjeku, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, dhe kryetarët e tri komunave.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

Ministrja Rizvanolli deklaroi se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e këtyre komunave.

“Deri më sot KRU “Mitrovica” ka qenë e kufizuar në tre komuna, Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut, edhe pse ne të gjithë e dimë se kjo nuk është rajoni i plotë i Mitrovicës dhe kjo nuk e reflekton integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Nga sot, KRU ‘Mitrovica’ po i jep kuptim të plotë emrit të vet duke lidhur marrëveshje të shërbimit edhe me tri komuna veriore, së shpejti besoj të katërtat. Pra, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin e Zubin Potokun sot dhe Leposaviqin”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Ndërsa kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti tha se katër komunat veriore do të marrin shërbime nga KRU “Mitrovica”.

“Nga sot do të marrim në shërbim katër komunat veriore. Do të bëhet evindentimi i konsumatorëve, vendosja e ujëmatësve si dhe faturimi e inkasimi. Për këtë periudhë transitore, e kemi caktuar një afat kohor, datën 31.12.2025. Duhet të gjejmë zgjidhje edhe për organin paralel”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player