KryesoreLajme

Ministri Maqedonci takon familjen e dëshmorit Mizair Isma: Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë ditës së sotme ka takuar familjen e dëshmorit Mizair Isma.

Ministri Maqendonci tha se shtëpia e Mizairit ishte qendra nga ku shpërndahej shtypi dhe shkrimet e karakterit operativ, para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesëtar i së cilës në dyluftim me forcat serbe ra dëshmor në Majën e Shkodranit.

Tutje, ministri Maqedonci ka thënë se Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor.

“Historia e popullit tonë është e lavdishme për shkak të frymës atdhetare me të cilën u rritën breza të tërë, e pikërisht në një ambient të tillë ku vlerësohej lartë dija e kombi u rritë dhe dëshmor Mizair Isma, në rrugëtimin jetësor të të cilit patën ndikim krahas familjes dhe dy figura të rëndësishme të popullit tonë, Anton Çeta e Ukshin Hoti.

Lexo më shumë  Opozita do zgjedhje, që të mbërrijë diçka më shumë se rezultati i 28 dhjetorit. Ta shohim në qershor nëse votuesi do t'i mbështesë për bllokadën e re apo do t'i ndëshkojë

Fillet e rezistencës për Mizairin filluan në moshë të re, si pionier i profesor Anton Çettës, Mizahiri barti barrën kryesore në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve dhe të Ngatërresave në Rahovec dhe Anadrini, kurse si krah i profesor Ukshin Hotit, shtëpia e Mizairit ishte qendra nga ku shpërndahej shtypi dhe shkrimet e karakterit operativ, para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesëtar i së cilës në dyluftim me forcat serbe ra dëshmor në Majën e Shkodranit.

Lexo më shumë  Hijet e ndikimit rus dhe bllokadat politike në Ballkan

Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor, shteti i së drejtës, për të cilin do të vazhdojmë rrugëtimin së bashku cep më cep Republikës.”, ka shkruar ministri Maqedonci në një postim në facebook.

Rruga Press

YouTube player