Bota

Serbët e arrestuar në Moldavi për planifikim të grusht-shtetit me urdhër të rusëve, janë pjesëtarë të tifo grupit nga Beogradi – Grobari

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha dje se Rusia planifikoi të kryente grusht-shtet përmes protestave të organizuara nga opozita, duke infiltruar mes protestuesve personel të trajnuar ushtarak nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë, në mënyrë që të mund të kryheshin veprime të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe marrje pengjesh”, tha Sandu në një konferencë shtypi, duke theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia kishte tentuar të kryej veprime të tilla në Moldavi, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

E lidhur me këtë çështje tani është zbuluar se një grup i serbëve të arrestuar për planifikim të grusht-shteti me urdhër të Rusisë, janë pjesëtarë të tifo-grupit Grobari në Serbi.

Nova.rs shkruan se serbët që dyshohen nga qeveria pro-evropiane moldave, se mund të kenë planifikuar të kryejnë grusht-shtet me urdhër të rusëve, janë tifozë të Partizanit, Grobari.

Siç shton portali, Grobarit u kapën në aeroportin e Kishinau të Moldavisë dhe janë 12 tifozë të klubit të futbollit të Beogradit, i cili të enjten po luan një ndeshje me Sherifin vendas në fazën eliminatore të Ligës së Konfederatave.

Autoritetet moldave besojnë se serbët janë pjesë e komplotit për grusht-shtet.

“Raportet e dërguara tek ne nga partnerët ukrainas tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike gjatë organizimit të këtij aktiviteti subversiv. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e shtetasve të huaj për aktivitete të dhunshme”, shtoi presidentja moldave.

Ajo tha se ndryshimi i pushtetit në Kishinau do të bëhej “përmes veprimeve të dhunshme, të maskuara si protesta nga e ashtuquajtura opozita”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *