Lajme

Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë arritur të parandalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugë dytësore.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mallra me vlerë afro 7 mijë euro.

“Keto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

Njoftimi i Doganës:

Në këto raste të suksesshme të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat në vijim:

Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 Euro.

Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 Euro.

Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 Euro.

Lexo më shumë  Raporti SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit

Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 Euro.

Rruga Press

YouTube player