ArgumentKryesore

Goci: Vendosmeria e qeverisë së Kosovës e bëri të qartë që paqja vjen kur secili ruan atë që i takon dhe jo kur lyp mëshirë tek më të pushtetshmit

Nga Ervin Goci

Pertej aspekteve të sigurisë që janë rrënjësore, progresi i Kosovës si prani politike shtetërore pertej etiketës që dhe ajo do axhustohet shumë shpejt, as nuk mund te imagjinohej pa hapat e jashtezakonshëm në demokratizimin e vendit. Një vend demokratik është bast shumë herë më i sigurt për siguri dhe paqe se sa një vend i kapur për fyti nga kriminelë me pushtet.
Mos të harrojmë dhe dy gjëra të tjera: mospranimi i boshllëkut institucional në Veri dhe kundërpërgjigja flakë për flakë ndaj kriminelëve me qëllime sabotuese ndaj sigurisë së shtetit, jane dy ngjarje kyç që treguan shtyllën kurrizore të shtetit.
Imagjinoni këtë votim, me veriun e aneksuar dhe me postet e drejtuesve lokale në bankete pazaresh. Asnjë shans! Të pushtetshmit e globit do ishin ulur me vizore në dorë për të ndarë kufirin. Me këtë nuk dua të them që rreziku ka kaluar, absolutisht që jo!
Ama i dallohet fytyra shtetit!
Vendosmeria e qeverisë së Kosovës e bëri të qartë që paqja vjen kur secili ruan atë që i takon dhe jo kur lyp mëshirë tek më të pushtetshmit.
Serbia çdo ditë e më shumë po portretizohet si kërcënim për sigurinë e Evropës, falë vullnetit açik të kundërt të Kosovës si faktor stabiliteti dhe progresi vlerash.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Rruga Press

YouTube player