Sekretari i shtypit i Pentagonit: Rusia nuk mund të vërë veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në NATO
Rusia nuk mund të vërë veton ndaj vendimit të Ukrainës për t’u anëtarësuar në bllokun e NATO-s pasi kjo është një çështje ekskluzivisht e 30 aleatëve dhe vetë Ukrainës, deklaroi sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Ai vuri në dukje se çdo vendim për anëtarësimin në aleancë “do të jetë një vendim midis shtetit sovran në fjalë dhe NATO-s”. “Pushtimi i Ukrainës do të çonte në katastrofë ushtarake për Rusinë”, deklaroi disa ditë më parë kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Nuk është diçka që presidenti rus Vladimir Putin mund të vërë veton. Nuk funksionon kështu”, theksoi Kirby.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Ukraina vazhdon të zbatojë reforma për të përmbushur standardet e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë vendin në këtë proces. Rusia ka kërkuar që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO.
Rruga Press