Bota

Trumpi tha se po shqyrton largimin e ShBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po e shqyrton fuqimisht largimin e ShBA-së nga aleanca e NATO-s.

Në një intervistë presidenti amerikan tha se gjithmonë e dinte se aleanca ishte një “tigër letre”.

ShBA-ja është një nga anëtarët themelues të NATO-s kur ajo u krijua në vitin 1949.

Trumpi i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e NATO-s gjatë luftës së Iranit, për mosofrimin e mbështetjes së mjaftueshme ushtarake për Uashingtonin.

Lexo më shumë  Ukraina njofton Hungarinë: Jemi të gatshëm për të rifilluar tranzitin e naftës

I pyetur në lidhje me deklaratën e Trumpit, Keir Starmer tha: “NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë.”

“Na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, shtoi kryeministri britanik.

Starmer theksoi se “pavarësisht presionit” mbi të dhe udhëheqës të tjerë, ai do ta vinte “interesin kombëtar” në radhë të parë dhe do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës.

Lexo më shumë  Fico i Sllovakisë vazhdon t'i shërbejë Putinit, me padi ndaj BE-së për ndalimin e gazit rus

Rruga Press

YouTube player