Bota

Scholz-i: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 nuk do të përfundojë së shpejti.

“Duhet të përgatitemi për mundësinë që do të marrë shumë kohë”, theksoi Scholz gjatë një aktiviteti të organizuar nga gazeta Rheinische Post në Dyseldorf.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Edhe pas përfundimit të luftës, gjithçka nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

Por ne nuk duhet të ndalojmë përpjekjet tona për të garantuar se lufta do të përfundojë”, shtoi kancelari. Ai tha gjithashtu se nuk beson në idenë e rrëzimit të liderëve si presidenti rus Vladimir Putin me force.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha Scholz, e siguroi atë se ai nuk e kërkon një gjë të tillë.

“Unë mbështes presidentin amerikan për këtë,” tha kancelari.

Nuk ekziston mundësia që Rusia të diktojë kushtet e paqes në vendin që ka pushtuar, shtoi Scholtz.

“Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *