Bota

Scholz: Deutsche Bank ka të ardhme të qëndrueshme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz iu referua krizës në sistemin bankar, veçanërisht krizës brenda Deutsche Bank, e cila ditët e fundit nga shumëkush është cilësuar si banka e radhës që mund të ketë fatin e Credit Suisse.

Edhe pse aksionet e bankës ranë me 14 përqind të premten, kancelari është i bindur se banka më e madhe e Gjermanisë ka një të ardhme të qëndrueshme.

“Deutsche Bank ka modernizuar dhe riorganizuar në thelb operacionet e saj dhe është një bankë shumë fitimprurëse. Nuk ka asnjë arsye që të ketë të njëjtin fat si Credit Suisse. Mjaftueshmëria e kapitalit të bankave evropiane është një forcë, falë punës që kemi investuar në vitet e fundit, por edhe falë përpjekjeve të vetë bankave”, ka thënë Scholz.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Ashtu si shumë banka, aksionet e Deutsche Bank kanë rënë këtë vit, duke humbur më shumë se një të pestën e vlerës së tyre pasi investitorët shqetësohen për rritjen e shpejtë të normave të interesit dhe paqëndrueshmërinë financiare globale.

Aksionet e Deutsche ranë 8.6 përqind në tregtimin evropian, ndërsa banka rivale Commerzbank e mbylli javën me rënie 5.4 përqind. Banka franceze Societe Generale ra 6.1 përqind.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *