Bota

Sauditët raportojnë fitime rekord nga nafta, rreth 50 mld dollarë vetëm në 3 muaj

Gjiganti saudit i naftës Aramco ka thyer rekordin e tij me një fitim prej 48.4 miliardë dollarë për tremujorin e dytë të 2022.

Është një rritje prej 90 për qind nga viti në vit dhe shënon fitimet më të mëdha për eksportuesin më të madh të karburanteve në botë që nga listimi i tij publik tre vjet më parë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur në nivele rekord çmimin e naftës dhe gazit. Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë, por vendet perëndimore janë zotuar të frenojnë varësinë e tyre nga vendi për nevojat e tyre energjetike.

Sipas Bloomberg, shifra e gjigantit saudit të naftës përfaqëson “fitimin më të madh tremujor nga çdo kompani”.

Përveç fitimeve rekord, gjiganti shtetëror saudit i energjisë njoftoi se do të mbajë dividentin e tij të pandryshuar në 18.8 miliardë dollarë për tremujorin e tretë.

Lexo më shumë  Palestinezët kërkojnë mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për anëtarësim të plotë

Kompania tha se do të vazhdojë të zgjerohet për të përmbushur kërkesat.

“Ndërsa paqëndrueshmëria e tregut global dhe pasiguria ekonomike mbeten, ngjarjet gjatë gjysmës së parë të këtij viti mbështesin pikëpamjen tonë se investimet e vazhdueshme në industrinë tonë janë thelbësore si për të ndihmuar në sigurimin e furnizimit të mirë të tregjeve dhe për të lehtësuar një tranzicion të rregullt të energjisë”, presidenti i Aramco, Amin Nasser.

“Në fakt, ne presim që kërkesa për naftë të vazhdojë të rritet për pjesën tjetër të dekadës, pavarësisht presioneve ekonomike në rënie në parashikimet afatshkurtra globale”, shtoi ai.

Çmimet e naftës tashmë po rriteshin përpara luftës në Ukrainë, pasi ekonomitë filluan të rimëkëmbeshin nga pandemia Covid-19 dhe kërkesa tejkaloi ofertën.

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, duke përfshirë ExxonMobil, Chevron dhe BP, të gjithë kanë postuar fitime të mëdha këtë vit, duke çuar në thirrje në rritje ndaj qeverive për të vendosur një taksë të përkohshme ndaj këtyre fitimeve.

Lexo më shumë  Xi Jinping në Beograd, me synim për ta shtrirë ndikimin e Kinës në Evropë

Në qershor, presidenti amerikan Joe Biden tha se Exxon kishte bërë “më shumë para se Zoti këtë vit”.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i vetëm në OPEC, një grup që përfaqëson prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Javën e kaluar Opec + ra dakord të rrisë pak prodhimin në një përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e çmimeve të larta të naftës. Megjithatë, rritja e fundit e prodhimit është me një ritëm shumë më të ngadaltë se në muajt e fundit.

Vendimi ishte një goditje për liderët, përfshirë Presidentin Biden, të cilët kanë bërë thirrje që prodhimi të rritet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *