Sport

Sancho prezantohet te Manchester Unitedi

Marrin fund burokracitë, Jadon Sancho  është lojtari më i ri i Manchester Unitedit.

Pas shumë kohësh pritje, më në fund ka ardhur dhe zyrtarizimi i transferimit të 21-vjeçarit drejt ‘’djajve të kuq’’. Sancho ka firmosur për 5 vite me Unitedi dhe do të fitojë shumën stratosferike të 18 milionë paundve në vit, çka i bie rreth 375 mijë paund në javë.

Shifra të frikshme këto për një lojtar të ri, por sulmuesi anglez cilësohet si një prej talenteve më të mëdha në futboll. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Manchester Unitedi  në ‘’Twitter’’ duke i uruar mirëseardhjen Sanchos. 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *