Bota

Lojërat Olimpike në Tokio hapen mes një stadiumi bosh

Lojërat Olimpike në Tokio u hapën të premten si asnjëherë më parë, ku atletë nga e gjithë bota parakaluan mes një stadium kombëtar pothuajse të zbrazët.

Ceremonisë së hapjes, normalisht një shfaqje e mbushur me yje e njerëz të famshëm, i mungoi shkëlqimi i zakonshëm, me një publik të reduktuar në më pak se 1 000 persona dhe rregulla të rrepta të distanciemit social.

Kjo nuk ndaloi qindra miliona spektator të ndiqnin shfaqjen e hapjes nga ekrani.

Vetëm një numër shumë i vogël atletësh, rreth 20 për çdo vend, marshuan në paradën e hapjes.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Delegacionet u përpoqën që të gjallëronin shfaqjen, por pati kritikat pse disa prej tyre parakaluan pa maska.

Dhe sigurisht, nuk mund të mungonin as protestat jashtë stadiumit, me njerëz që mbanin pankarta “Jeta para lojrave”.

Me rritjen e rasteve të infektimeve dhe mungesën e vaksinimit për një pjesë të mirë të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë, ekziston shqetësimi se Lojrat Olimpike do të vijnë me një kosto të madhe në jetë njerëzish.

Në fakt, vetëm para pak ditësh, shefi i komiteti organizator nuk e përjashtoi anullimin e tyre në momentin e fundit.

Lexo më shumë  Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

Shqipëria do të përfaqësohet nga nëntë atletë në Lojërat Olimpike 2020 që do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht.

Ekipi përbëhet nga Briken Calja dhe Erkand Qerimaj të cilët do të garojnë në peshëngritjen Olimpike; notarët Nikoll Merizaj dhe Kledi Kadiu; vrapuesja Luiza Gega dhe kercim së gjati Izmir Smajlaj; Matvei Petrov në gjimnastikë, Indrit Cullhaj në xhudo dhe Manuela Delilaj në gjuajtje./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *