Opinion/Aktualitet

Samiti i Demokracisë së Biden-it dhe synimet e tij për të mposhtur autoritarizmin

Nga Elise Labott

Javën e kaluar, ndërsa Joe Biden ftoi rreth 100 liderë botërorë në Samitin Virtual për Demokraci, ai jo vetëm ngriti alarmin mbi valën në rritje të autoritarizmit, por e drejtoi diskutimin e tij në mënyrën se si duhet t’i kundërvihemi prapambetjes demokratike. Presidenti pranoi se samiti ishte më pak një plumb magjik sesa fillimi i një bisede globale se si të ndalohet kalbja e mëtejshme demokratike, një përpjekje për të “mbjellë terren pjellor që demokracitë të lulëzojnë në mbarë botën”.

Mirëpo, kritikët e hodhën poshtë samitin si një dredhi ideologjike (dhe cinike) për të përfshirë vendet në konkurrencën strategjike të Uashingtonit me Kinën, si dhe për të qetësuar fuqitë jashtë shtetit të etur për të parë udhëheqjen e SHBA-së në skenën botërore. Të dyja akuzat kanë merita.

Por, nëse SHBA nuk e mbledh demokracinë botërore, është e paqartë se kush mund ta bëjë këtë. Ngjarje të ngjashme në të kaluarën të mbajtura nga koalicionet globale, si OKB-ja dhe Komuniteti i Demokracive, thjesht kanë riafirmuar parimet demokratike pa krijuar vrull për veprime të mëtejshme. Dhe rrallë ka pasur një moment në të cilin ne kemi nevojë për një plan për të rikthyer erozionin e tij në mbarë botën.

Vitin e kaluar, grushtet e shtetit ushtarake kanë rrëzuar qeveritë në Sudan dhe Mianmar. Kuba ka nisur një goditje të dhunshme ndaj disa prej protestave të saj më të mëdha ndër vite dhe ka kufizuar kontrollin e internetit. Presidenti Alexandër Lukashenko i Bjellorusisë refuzoi të pranonte humbjen e tij në zgjedhje dhe rrëzoi me forcë një aeroplan që transportonte disidentë politikë.

Madje edhe kur liderët u mblodhën për samitin virtual, Rusia nisi një grumbullim masiv të forcave dhe armatimit të rëndë përtej kufirit të saj lindor me Ukrainën, mes shqetësimeve në rritje në Uashington dhe Evropë për një tjetër pushtim ushtarak në shkallë të gjerë. Këta janë vetëm shembujt më të dukshëm të demokracisë në rrezik.

Muajin e kaluar Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore zbuloi se më shumë se një e katërta e popullsisë së botës tani jeton në vende ku demokracia është në rënie. Organizata pro-demokratike ‘Freedom House’ vuri në dukje për 15 vjet më radhë një kthimi të vazhdueshëm demokratik, duke paralajmëruar se shkallët e lirisë globale tani po anojnë në favor të populistëve dhe diktatorëve të prirur nga autoritariteti, duke justifikuar represionin për të zgjeruar pushtetin dhe ndikimin e tyre.

Lexo më shumë  A është Berat Buzhala Lidhja Kryesore e Serbisë në Kosovë?

Zbatimi i planit të nismave të shpalosura në samit, që nga luftimi i korrupsionit dhe dezinformimit, te forcimi i integritetit të zgjedhjeve dhe medias së pavarur, nuk do të jetë aspak i lehtë. SHBA-ja ka qenë gjithmonë më mirë në mbrojtjen e demokracisë sesa në mbështetjen e saj në veprim. As riafirmimi i parimeve demokratike, as këto propozime, nuk do të ndihmojnë shumë aktivistët demokratë në vijën e frontit në vende të tilla si: Kuba, Bjellorusia apo Ukraina, ku Uashingtoni në vend të kësaj ka favorizuar sanksionet kundër shkelësve anti-demokratikë në pushtet. Ose në Afganistan, ku 38 milionë afganëve u janë rrëmbyer 20 vjet demokraci, teksa talebanët rivendosin formën e tyre të ashpër të qeverisjes represive. Për ta, demokracia përfaqëson më shumë se një koncept, ajo përfaqëson një mënyrë jetese për të cilën ata vazhdojnë të luftojnë.

Problemet e Bidenit fillojnë në shtëpi. Presidenti e di se demokracia është produkt i një shoqërie të shëndetshme, në të cilën e drejta e votës, zgjedhjet e lira, media dhe gjyqësori janë të gjitha elemente kritike. Megjithatë, këta përbërës janë në mungesë në tokën mëmë. Një sondazh i fundit nga Qendra Kërkimore ‘Pew’ zbuloi se 85% e amerikanëve besojnë se sistemi i tyre politik “duhet të reformohet plotësisht” ose “ka nevojë për ndryshime të mëdha”, ndërsa të anketuarit në shumë vende thanë se shumica e qytetarëve duan ndryshime të mëdha ose totale. Duan reforma. Dikush mund të falet nëse shtron pyetjen nëse lideri i SHBA-së ka autoritetin moral për të organizuar një tubim të tillë, duke pasur parasysh rekordin e njollosur të vendit të tij, që nga kryengritja e 6 janarit në Kapitol Hill e deri te ligjet e reja që kufizojnë aksesin e votuesve në fletëvotim dhe legjislacioni i bllokuar për të drejtat e votuesve, viktimë e luftimeve politike.

Nevoja që SHBA të forcojë demokracinë e vet nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqet ta forcojë edhe atë jashtë vendit. Biden kishte të drejtë kur paralajmëroi liderët që merrnin pjesë në samit se bota është në një “pikë kthese në histori”. Popullatat po përballen me pabarazi në rritje dhe një ndjenjë pafuqie, shoqëruar me vështirësitë e shkaktuara nga pandemia globale dhe ekonomia botërore e lëkundur. Ata tani po pyesin nëse sundimi autoritar mund të sigurojë stabilitet. Kina, e paftuar në samit, publikoi dokumentin e saj informues që ofron sundimin e një partie si një formë alternative të qeverisjes.

Lexo më shumë  Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së në çdo vend të botës do të cilësoheshin si tradhëti kombëtare

Demokracitë e botës duhet të mblidhen, qoftë edhe vetëm për të ndaluar diktatorët e botës dhe mbështetësit e tyre, të cilët, siç përshkruan Anne Applebaum në ‘The Atlantic’, ndajnë një rrjet aktorësh sigurie, mediash dhe interesash financiare për të çimentuar sundimin e tyre shtypës. Dhe kampionët populistë si ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, janë të zënë me organizimin e aktivistëve të së djathtës ekstreme në të gjithë Evropën, disa prej tyre të financuar nga Rusia. Bindjet e tyre ngjajnë me ato të intelektualëve fashistë të viteve 1930 dhe gjejnë rezonancë me demagogët dhe autoritarët e sotëm. Duke pasur parasysh të gjitha këto erëra të kundërta, mbetet për t’u parë nëse samiti mund ta kthejë retorikën në veprim, veçanërisht kur shumë nga liderët që morën pjesë, si ata nga India, Iraku, Polonia, Brazili dhe Filipinet, janë akuzuar se ushqejnë vetë-prirje autoritare.

Pjesëmarrësit e samitit të demokracisë nisën kështu një ‘vit veprimi’, të cilin ata iu përkushtuan zbatimit të angazhimeve që morën. Por UUS deri më tani ka refuzuar të thotë se si apo edhe nëse ka planifikuar t’i kërkojë llogari pjesëmarrësit për ato premtime. Mungesa e këtyre standardeve është arsyeja pse samitet marrin një emër të keq, të kritikuar për të folur mbi veprime konkrete. Pa to, ka shumë pak gjasa që të prodhojnë ndryshime kuptimplota dhe të ringjallin demokracinë. Disa sugjeruan që përpara se të ftohen në një samit vijues të planifikuar për vitin e ardhshëm, vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre për të ndërmarrë hapa drejt forcimit të mediave të pavarura, rritjes së transparencës financiare, kufizimit të eksportit të teknologjisë në vendet e drejtuara nga autoritare dhe forcimit të zgjedhjeve në drejtim të integritetit dhe kapacitetit qytetar, veçanërisht për gratë dhe komunitetet e margjinalizuara. Është minimumi që Biden mund të bëjë për të provuar se Samiti për Demokraci ‘ka dhëmbë’.  (Përkthyer nga thegurardian.com)

‘Elise Labott është një profesoreshë ndihmëse në Shkollën e Shërbimit Ndërkombëtar të Universitetit Amerikan dhe themeluese dhe CEO e Zivvy Media’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *