Lajme

Nën arrest për korrupsion! Ish-ministri Koka del sot para gjykatës, jep shpjegime

TIRANË– Ish-ministri Lefter Koka do të dalë ditën e sotme para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë, ku edhe mund te japë shpjegime në lidhje me akuzën. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Seanca do të zhvillohet në orën 11:15 minuta nga gjyqtari i çështjes që ka vendosur edhe masën paraprake Erion Bani.

Lexo më shumë  Zyrtarë me pozita udhëheqëse në mesin e të ndaluarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga dy ditë më parë bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Lexo më shumë  PPNEA thirrje për protestë në Tiranë para Ministrisë së Mjedisit: “Ndaloni masakrën në Vjosë–Nartë”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *