KryesoreLajme

Samiti i BE-së në Shkup, Kurti takim ‘kokë më kokë’ me Taravarin: Shqiptarët, gjithnjë bashkë krah njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë disa foto nga samiti i djeshëm i mbajtur në Maqedoni të Veriut në kuadër të Planit të Rritjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kurti është takuar me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin ndërsa thotë se fokusi i bisedës ishin shqiptarët. Kryeministri i Kosovës ka shtuar se shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, me Arben Taravarin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi
YouTube player