Bota

Samiti BE-Ukrainë, Kievi: Sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë

Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën më 3 shkurt, teksa liderët e Bashkimit Evropian dhe ukrainas po mbanin një takim historik.

Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian po mbahet të premten në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.

Udhëheqësit e BE-së pritet të shpalosin sanksione të reja kundër Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.

Lexo më shumë  Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira

Pas samitit, Von der Leyen dhe Zelensy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *