Lajme

Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të punojnë vetëm me shqiptarët për të përshpejtuar dëbimin

Ministria e Brendshme në Britani ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet – duke detyruar kombësitë e tjera të vuajnë pritje më të gjata.

Burimet thonë se përshpejtimi i rasteve, i koduar Operacioni Bridora, synon të shpallë sa më shumë aplikime nga shqiptarët “qartësisht të pabaza”, për të mundësuar deportimin e shpejtë nga Britania e Madhe pas një rritjeje të numrit që mbërrijnë me varka të vogla, raporton The Independent.

Lexo më shumë  Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

Ka shqetësime se operacioni për shqiptarët do të vonojë vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera.

“Ky është një diskriminim”, ka deklaruar një burim i afërt me operacionin për gazetën prestigjioze britanike. “Parimi për pretendime të pabaza nuk po aplikohet njësoj për emigrantë nga vendet e tjera”, ka vënë në dukje burimi, që ka ruajtur anonimatin.

Nga më shumë se 140 mijë aplikimet për azil që presin përgjigje në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 16 për qind, ose 22 mijë e 900 prej tyre janë nga Shqipëria.

Lexo më shumë  Ndalimi i policëve dhe qytetarëve në Serbi, kryeministri Kurti: Kjo gjë u paralajmërua nga Vuçiqi

Bëhet fjalë për më shumë se 16 mijë kërkesa të bëra nga iranianët, 14 mijë e 500 nga irakianët, 9 mijë nga afganët dhe rreth 7 mijë nga sirianët dhe eritreasit.

Një ligj i vjetër dy dekada në Britani e liston Shqipërinë mes vendeve nga të cilat kërkesat për azil cilësohen “tërësisht të pabaza”, pasi konsiderohen vende të sigurta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *