Bota

Salman Rushdie nuk mund të flasë, rrezikon njërin sy

Shkrimtari Salman Rushdie u godit me thikë në Nju Jork ndërsa po mbante një fjalim në skenën e një amfiteatri.

Aktualisht Rushdie nuk mund të flasë dhe rrezikon të humbasë njërin sy, raporton BBC.

Shkrimtari ka vuajtur prej vitesh kërcënime me vdekje nga islamistët pasi shkroi “Vargjet Satanike”, botuar në 1988.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, Nju Xhersi.

Lexo më shumë  OKB-ja thotë se në Gaza ende nuk kanë hyrë ndihmat

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar,” tha një zëdhënës i shkrimtarit.

Sipas dëshmitarëve okularë u deshën 5 burra për të larguar agresorin i cili vazhdonte sulmonte shkrimtarin edhe pasi ai ishte i shtrirë në tokë.

Lexo më shumë  Afër 80,000 njerëz janë zhvendosur nga Rafahu që nga e hëna

Personat e pranishëm mundën t’i jepnin ndihmën e parë duke bërtitur se ende kishte puls, ndërsa mbajtën sulmuesin me forcë, i cili më pas u arrestua nga policia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *