Bota

Sa ushtarë ka Wagneri e sa Rusia?

Grupi Wagner është ushtri private e mercenarëve që ka luftuar përkrah Ushtrisë së Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, situata është përmbysur dhe shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka nisur “luftën” ndaj Rusisë. Wagneri është nisur drejt Moskës.

BBC ka shkruar se ky grup mercenarësh ka rreth 25 mijë ushtarë, sipas shifrave të përdorura nga vetë Prigozhini.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë se ky grup ka rreth 50 mijë ushtarë – por është raportuar se 20 mijë prej tyre janë vrarë në luftimet në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Numri prej 25 mijë ushtarësh të Wagnerit, është larg 800 mijëshit që thuhet t’i ketë Rusia në Ushtri. Kjo forcë ushtarake më parë ishte parashikuar se i ka një milionë ushtarë aktivë, por mendohet t’i ketë përjetuar të paktën 220 mijë vdekje të ushtarëve gjatë luftës në Ukrainë.

Rusia besohet t’i ketë edhe 250 mijë pjesëtarë rezervistë.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Rruga Press

YouTube player