Bota

Çfarë po ndodh në Rusi? Prigozhini thotë se luftëtarët po kthehen në baza për të ‘shmangur gjakderdhjen’

Rreth orës 19:00 Bjellorusia njoftoi se kreu i grupit Wagner kishte rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.

Tani, Yevgeny Prigozhin ka lëshuar një audio-mesazh duke konfirmuar se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

Siç raporton Sky News, ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të derdhjes së gjakut”, transmeton Rruga Press.

Lëvizja vjen pasi një kolonë e luftëtarëve të tij hyri në qytetin rus të Rostov-on-Don në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se selia ushtarake e qytetit ka shumë të ngjarë të jetë kapur.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Nga atje, grupi u zhvendos në Voronzeh dhe thuhet se mori kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytet.

Raportet sugjeruan se luftëtarët kishin vazhduar deri në autostradën M4, me zyrtarët në Lipetsk – qyteti tjetër në veri të Voronezhit në rrugë për në Moskë – duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda.

“Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë”, shton Prigozhini në audio-mesazhin e tij.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

“Në një ditë udhëtuam, e për 200 km arrinim në Moskë.”

“Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë.”

“Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore, sipas ndaj planit”.

YouTube player