KryesoreShëndetësi

Sa herë mund të infektohemi me koronavirus dhe sa të mbrojtur jemi?

The Conversation

Që në muajt e parë që shpërtheu pandemia e koronavirusit, u bë e ditur se mund të infektoheshim sërish me Covid. Shembulli më i qartë ishte një burrë 33-vjeçar nga Hong Kongu, i cili u infektua me COVID-19 dhe pas 4.5 muajsh u riinfektua sërish.

Raportet e ri-infektimit kanë qenë të shpeshta që atëherë, veçanërisht pas shfaqjes së variantit Omicron. Hulumtimet e hershme nga Afrika e Jugut sugjerojnë se ky rrezik është rritur që nga shpërthimi i mutacionit të ri.

Pse numri i riinfektimeve është  në rritje?

Përgjigja e thjeshtë është sepse mbrojtja nga imuniteti ynë nuk është e mjaftueshme për të parandaluar një infeksion të ri. Kjo mund të jetë për shkak të shfaqjes së një varianti të ri siç është Omicron, i cili, për shkak të mutacioneve është më pak i njohur nga sistemi imunitar, që do të thotë se virusi anashkalon imunitetin e mëparshëm.

Ose mund të jetë për shkak se sistemi imunitar është dobësuar. Për më tepër, pasi koronavirusi pothuajse gjithmonë hyn në trupin e njeriut përmes hundës dhe fytit, imuniteti i mukozës priret të jetë relativisht jetëshkurtër në krahasim me imunitetin në të gjithë trupin.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Sa të shpeshta janë riinfektimet?

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar të dhëna për ri-infektimet. Konkretisht, e ka klasifikuar një riiinfektim: një person që rezulton pozitiv më shumë se 90 ditë pas infeksionit të fundit.

Që nga data 6 shkurt 2022, në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 14.5 milionë raste dhe rreth 620,000 ri-infektime- pra një riinfektim për çdo 24 raste të mëparshme. Më shumë se 50% e të gjitha riinfektimeve janë raportuar që nga 1 dhjetori 2021, duke treguar sërish se rreziku është rritur ndjeshëm për shkak të Omicron.

ONS vlerëson se shkalla e riinfektimet është rritur 15-fish që nga shpërthimi i Omicron dhe se ri-infektimet aktualisht përbëjnë rreth 10% të të gjitha rasteve të raportuara në vend.

Por a janë riinfektimet më të lehta?

Infektimi te personat e vaksinuar (të cilët kanë njëfarë imuniteti ndaj COVID) janë përgjithësisht më pak serioze sesa infektimi te personat e pavaksinuar – kjo është arsyeja pse normat e shtrimit në spital janë më të ulëta te personat që janë vaksinuar. Prandaj, është e arsyeshme të supozohet se, në përgjithësi, ri-infektimet duhet të jenë më pak të rënda se infeksioni fillestar, pasi personi që do të riinfektohet do të ketë njëfarë imuniteti.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Dhe megjithëse imuniteti ndaj infektimit me koronavirus dhe shfaqja e simptomave të COVID është ulur, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes duket shumë më e fortë. Megjithatë, një rol të rëndësishëm luan edhe lloji i koronavirusit, raporton abcnews.al

ONS vlerëson se vetëm 20% e personave  që u infektuan sërish me Alfa kishin simptoma,  44% e personave të infektuar me Delta  kishin simptoma, dhe 46% e të infektuarve me Omicron zhvilluan simptoma. Të dhënat tregojnë gjithashtu se personat që u riinfektuan me Alfa kishin shumë më pak gjasa të zhvillonin simptoma për herë të dytë.

A rritet mbrojtja nga riinfektimet?

Definitivisht po. Një infeksion i mëparshëm ofron mbrojtje të ngjashme kundër infeksionit Omicron si dy doza vaksine. Por një imunitet i tillë nuk do të sigurojë 100% mbrojtje.

Ka të dhëna se njerëzit janë infektuar  disa herë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *