BotaKryesore

Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kinës, Ding Xuesiang, duke thënë se  Kina ka deklaruar mbështetjen e saj për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, si dhe “për mbështetjen e Serbisë në parandalimin e ndërhyrjeve të huaja”, e cila, tha ai, është e dukshme.

Vuçiq ka akuzuar Perëndimin për një “revolucion me ngjyra” për protestat e studentëve e opozitës që të cilët po kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Lexo më shumë  Zyrtare, nënshkruhet marrëveshja - LVV në koalicion parazgjedhor me partinë GUXO, Alternativën dhe PSHDK

Vuçiq në këtë takim e ka përkrahur Kinën edhe në politikat e saj për Tajvanin.

“Ne folëm edhe për çështje politike dhe shpreha mbështetjen e plotë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës, në përputhje me parimet e politikës së ‘një Kine’.

Kinezët kanë deklaruar pa mëdyshje mbështetjen e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë e tona, Kemi biseduar edhe për gjërat në vendin tonë, ku pala kineze ka vendosur shumë qartë të mbështesë shtetin e Serbisë dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj, gjë që është e dukshme në kushtet tona”, u tha Vuçiq gazetarëve në Davos.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra ende në shqyrtim

Në Davos, Vuçiq ka deklaruar se “patjetër që do të duhet të flas me Putin së shpejti”.

YouTube player