Bota

Rusisë i duket e papranueshme kur Bideni shprehet për gjenocid nga rusët

Kremlini zyrtar i ka quajtur të papranueshme komentet e presidentit amerikan Joe Biden ndaj Rusisë, pasi ky i fundit e cilësoi luftën në Ukrainë si gjenocid.

Biden u shpreh më herët se kishte prova të akteve të gjenocidit nga trupat ruse në qytetet ku po zhvillohet lufta.

Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid, i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Kremlini në reagimin e tij theksoi se e kundërshton kategorikisht këtë përcaktim të presidentit amerikan.

“Ne e konsiderojmë këtë një lloj përpjekje për të shtrembëruar situatën në një mënyrë të papranueshme.

Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *