Lajme

Rusia zhvendos avionë luftarakë në Bjellorusi përpara manovrave ushtarake

Rusia ka zhvendosur një numër të panjohur avionësh luftarakë Sukhoi Su-25SM në Bjellorusi, disa ditë përpara një manovre të planifikuar ushtarake në vendin që kufizohet me Ukrainën.

“Avionët u dërguan 7,000 kilometra nga rajoni Primorye në Detin e Japonisë në aeroportet ushtarake në rajonin Brest në Bjellorusinë perëndimore”, raportoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë, pa treguar një shifër të saktë.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Moska po planifikon një manovër ushtarake në Bjellorusi, aleatin e saj të ngushtë, nga 10 deri më 20 shkurt.

Aleatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të planifikojë një inkursion në territorin ukrainas. Kremlini e ka mohuar këtë pretendim dhe në këmbim akuzon NATO-n për nxitje të tensioneve në rajon.

Burimet e shërbimeve sekrete perëndimore dyshojnë se Rusia mund të hynte përmes rajonit të Donbasit të Ukrainës, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë. Një tjetër mundësi është që Rusia të nis pushtimin nga Bjellorusia, e cila është afër kryeqytetit ukrainas Kiev.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vendet e NATO-s kanë dislokuar më shumë anije, avionë dhe trupa në vendet baltike dhe Evropën Lindore javët e fundit.

Rruga Press

YouTube player