Lajme

Fier: Ndërpreja e energjisë i le edhe pa ujë, Frakullën dhe Levanin

Ndërprerja e energjisë elektrike në zonat e Frakullës dhe Levanait në Fier, për orë të tëra ka krijuar dhe pengesën në furnizimin me ujë të pijshëm.

Banorët e Levanit dhe Frakullës së Madhe kanë qenë pa drita prej disa orësh në këto 24 orët e fundit, por mungesa e e energjisë i ka penalizuar dhe nga furnizimi me ujë, pasi për ta pasur në rubinetat e banesave duhet të punojë pompa.

Lexo më shumë  “Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Banorët sot janë shprehur se më shumë se 6 orë kane qëndruar pa energji elektrike, ndërkohë që dhe mëngjesin e sotëm  kur u duke se u rikthye, ka qenë me ndërprerje.

Ata thonë se as nuk janë njoftuar për nderprerjen e tyre që të mernin masa dhe se kjo situatë po kthehet në shqetësim.

Rruga Press

YouTube player