BotaKryesore

Rusia synon pushtimin e Moldavisë? “Kontrolli i jugut të Ukrainës portë hyrëse për në republikën e vetëshpallur të Transnistrias

Ushtria ruse ka thënë se marrja e kontrollit të rajonit jugor të Ukrainës do t’u sigurojë atyre një portë tjetër për në Transnistria në Moldavi, raportoi të premten agjencia ruse e lajmeve Tass.

Raportimet vijnë vetëm disa javë pasi shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se besonte që trupat ruse po grumbulloheshin në republikën e vetëshpallur të Transnistria dhe po përgatiteshin të kryenin “provokime” përgjatë kufirit.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

Ukraina ka frikë se trupat ruse në Transnistria – të cilat besohet se numërojnë rreth 1300, mund të hapin një front tjetër lufte.

Por si Moldavia ashtu edhe autoritetet separatiste në rajonin e shkëputur e kanë mohuar këtë pretendim.

Ministria e Jashtme e Moldavisë tha se nuk kishte “asnjë informacion për të konfirmuar” mobilizimin e trupave, por ishte “duke monitoruar nga afër” situatën.

Lexo më shumë  Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *