BotaKryesore

Kryeministri britanik parashikon se kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar të premten nga India se lufta në Ukrainë mund të mos përfundojë deri në fund të vitit 2023, raporton BBC.

Johnsoni ka thënë se kjo është një “mundësi reale”, kur u pyet nëse ai pajtohej me inteligjencën, që thoshte se bombardimet ruse të Ukrainës mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Lexo më shumë  Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

“Putini ka një ushtri të madhe. Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit”, është shprehur Johnsoni.

Kryeministri Johnson ka shtuar se pa marrë parasysh epërsinë ushtarake që Vladimir Putini mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm “ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas”.

Lexo më shumë  YouTube bllokon kanalin e regjisorit serb Emir Kusturica, publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *