KryesoreLajme

“Rusia s’mund t’i shpëtojë përgjegjësive”- Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit, duke dënuar sulmet ruse në Ukrainë. Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për ato që po bën.

Sipas Hoxhës, Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh, ndërsa ushtria e saj është përballur me humbje të mëdha.

Lexo më shumë  Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, qytetari nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull. Ligji do të vazhdojë, nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësive. Krimet që janë kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës janë të mëdha. Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme.

Ne mbështesim të drejtat e njeriut. Rusia ka deklaruar se do ta zhvendosë fokusin në lindje të Ukrainës. Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh. Ushtria ruse është përballur me humbje të mëdha”, tha Hoxha.

Lexo më shumë  Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *