Rusia reagon nga Beogradi, e quan provokim ndalimin e spiunes së tyre në Kosovë
Ambasada ruse në Beograd ka reaguar ndaj arrestimit dhe shpalljes “non grata” nga Kosova të ruses së akuzuar se është pjesë e spiunazhit rus, Daria Aslamova, duke thënë se kjo paraqet një tjetër provokim të institucioneve të Kosovës.
“Ndalimi i pabazuar i Darija Aslamovës është një provokim tjetër i institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ne i bëjmë thirrje Sekretariatit të OKB-së, UNMIK-ut, Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ligjit të BE-së. Misioni i Zbatimit dhe organizatat ndërkombëtare ekspertë të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në një deklaratë të ambasadës ruse.
Aslamova është ndaluar të shtunën në Kosovë, është marrë në pyetje, është liruar dhe më pas është larguar nga Kosova.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur të dielën atë person të padëshirueshëm, duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vitet e ardhshme.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës. Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Rruga Press