Lajme

Rusia pretendon se Kosova po rekruton njerëz në Donbas, fut aty edhe Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror, ka thënë se ka informacione se shtete të Ballkanit Perëndimor po rekrutojnë njerëz për t’i dërguar në Donbas të Ukrainës. Këtu ka përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Lavror për televizionin rus RT ka thënë se në Kosovë dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po “rekrutohen mercenarë për konflikte ushtarake të ndezura nga SHBA-ja”.

“Ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina po rekrutohen për të rrëzuar Rusinë nga ekuilibri, që përfshin dërgimin e tyre në Donbas [në Ukrainën lindore]. Ne po punojmë për ta verifikuar atë tani”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Rusia e ka të vështirë të besojë se NATO është një bllok thjesht mbrojtës, duke marrë parasysh fushatën e saj të bombardimeve në ish-Jugosllavi në vitin 1999, ka thënë të premten për RT Lavrov. Duke përmendur sërish Kosovën, Lavrov ka thënë se fushata e bombardimeve të bllokut nuk i ka sjellë prosperitet Kosovës.

Komentet i bëri duke folur për bisedimet mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin të martën në Moskë.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Scholz dhe zyrtarë të tjerë të NATO-s thonë se NATO është një aleancë mbrojtëse. Putini i kujtoi Scholz-it në një konferencë të përbashkët shtypi për bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999”, tha Lavrov. “[Scholz] tha se NATO kishte ndërhyrë për të parandaluar gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës. Se ishte një sukses, dhe tani rajoni po përparon. Është larg nga prosperiteti”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *