KryesoreOpinion/Aktualitet

Kosovë – Mungesa e opozitës si masë dhe prezenca e saj si Fake News

Fushata e çmimit të Energjisë Elektrike

Faktet

Të paktën deri në fund të tetorit të vitit 2021 Kosova ka pasur energjinë elektrike më të lirë në Ballkan (Eurostat/ REL)

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur në gjithë Evropën për shkak të inflacionit në rritje të kushtëzuar, nga mungesa me furnizime, nga kërkesa e madhe , si dhe specifikisht rritja e çmimit të derivateve dhe gazit natyror dhe këto janë lehtësisht të verifikueshme me një kërkim të thjeshtë në internet.

Sipas përllogaritjes së rritjes së çmimit del se:

  • Deri 800 kwh, nuk ka rritje
  • Për 850 kwh, 2,5 euro më shumë
  • Mbi 1000 kwh, 10 euro më shumë
  • Mbi 1200 kwh, 20 euro më shumë

Pra, rritja e çmimit është progresive duke synuar kursimin të rrymës. Qeveria do të subvencionojë rreth 75 milionë euro për energjinë elektrike. Faturat e rritura do vijnë të përllogaritura nga 9 shkurti, pra në javën e parë të marsit.

Fake News

  • Rritja e çmimit ka ndodhur dhe faturimet janë bërë
  • Rritja ka ndodhur në masën 300%, në mënyrë të sheshtë
  • Në Kosovë ka pasur rritje të çmimit më shumë se sa në çdo vend tjetër në Ballkan

Fushata me rritjen e rrogave

Fake News

  • Ja sa i është rritur rroga Albin Kurtit!
  • Ja koeficientët e rrogave për zyrtarët publikë

Fakti

“ Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit. Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet”.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Pra, nga ky njoftim i Ministrisë së Punëve të Brendshme afërmendsh kuptohet se të dhënat e nxjerra si gjoja rrjedhje të dhënash, ku dilte se policët apo mjekët do paguhen keq dhe se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do paguhen shumë mirë, janë shpifje dashakeqe.

Fushata e aplikimeve të ushtarëve të Kosovës për viza pune gjermane

Por, fushata më e rëndë që po ndodh është akuza se për shkak të qeverisjes 10-mujore të Albin Kurtit rinia po ikën nga Kosova më shumë se sa 20 vitet e kaluara, se policët dhe ushtarët po braktisin vendin.

Këto lajme të rreme të kryesuara nga artikulli i gazetës “Albanian Post” se pjesëtarë të FSK-së po presin vizat e Gjermanisë i demantoi vetë ambasada gjermane.

Fakti

“Ministria e Mbrojtjes njofton se Ambasada Gjermane e demanton lajmin e rremë të portalit ‘Albanian Post’ dhe konfirmon informacionin e ofruar nga Ministria e Mbrojtjes. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka demantuar lajmin e portalit “Albanian Post” të datës 07.02.2022, rreth pretendimeve se qindra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë aplikuar për viza pune gjermane dhe konfirmon informacionin, respektivisht reagimin e ofruar nga Ministria e Mbrojtjes më datë 08.02.2022. Konfirmimi bazohet në shkrimin e mediumit Kallxo.com, me titull “Ambasada Gjermane e demanton lajmin rreth aplikimeve për viza të ushtarëve të Kosovës ” lidhur me interesimin e tyre për çështjen përkatëse dhe përgjigjes me shkrim nga Ambasada Gjermane.

Më gjerësisht, mund të informoheni në linkun: https://kallxo.com/lajm/ambasada-gjermane-e-demanton-lajmin-rreth-aplikimeve-per-viza-te-ushtareve-te-kosoves/

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Ministria e Mbrojtjes, shpreh mirënjohjen për mediumin përkatës si dhe autoritetet e ambasadës gjermane që kanë konfirmuar të vërtetën e cila është parim themelor i punës dhe përgjegjësisë sonë. Ministria e Mbrojtjes rikujton gjithashtu se maksimë e punës sonë është transparenca dhe llogaridhënia e plotë para qytetarëve tanë , mediave dhe të gjitha palëve mike të interesuara. Andaj, ftojmë të gjithë që në këtë periudhë të kompleksitetit të madh të kërcënimeve dhe rreziqeve që cenojnë mjedisin e sigurisë, të kenë kujdes, që të mos biejmë pre e dezinformatave, lajmeve të rreme dhe lajme nga burime të pautorizuara dhe të pa pakonfirmuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtes.

Duke mos pasur mundësinë të kapim gjithë fushatën e shpifjeve të një grupi portalesh e mediash të lidhura me interesa të caktuara, oligarkike e partiake, është e habitshme se si autoriteti përkatës (AGK-ja) nuk po merr masa, për shpifje të tilla, që në disa raste cënojnë edhe sigurinë kombëtare, siç është rasti me shpifjen mbi Forcat e Sigurisë së Kosovës, ku dihet konteksti kohor i ngjarjeve në Ukrainë dhe komplikacioneve si ndikim në Ballkan.

Fushata e shpifjeve me synim degradimin e imazhit të qeverisë Kurti, si efekt anësor po dëmton kredibilitetin e institucioneve brenda dhe jashtë vendit.

Në fund, kjo fushatë fake news nuk shpreh gjë tjetër veçse mungesën e opozitës si masë, ku metoda më e lehtë do të jetë shpifja nga kushtet komode të një zyre dhe një laptopi, ashtu sikurse mungesa e opozitës si ide, meqënëse google search* është më i lehtë se sa mendimi politik për shumicë dërmuese të politikës së vjetër në Kosovë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *