Rusia planifikon tre referendume në Ukrainë
Autoritetet e Kremlinit planifikojnë të mbajnë referendume në rajonin e Donbasit në gusht, sipas gazetës ruse Kommersant.
Aty raportohet se ishin “duke u zhvilluar” përgatitjet teknike për referendumet e mundshme në rajonin e Luhanskut dhe Donetskut, si dhe ato “priteshin të mbaheshin njëkohësisht”.
Muajin e kaluar, administrata ushtarako-civile e imponuar nga Moska në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet në veriperëndim të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia, gjithashtu pretendoi se kishte filluar përgatitjet për një referendum për bashkimin me Rusinë.
©Rruga Press