Bota

Rusia: Nuk do jemi pjesë e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore

Rusia nuk do të jetë pjesë e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Zëdhënësja e MInistrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka përcjellë qëndrimin e Kremlinit mbi këtë çështje, duke argumentuar se dokumenti nënshkruhet në rrethana gjeopolitike që nuk përkojnë me synimet e tij.

Rusia beson se dokumenti nuk krijon standardet universale për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ai nuk merr në konsideratë situatën politiko-ushtarake dhe ushtarko-strategjike dhe shkon kundër parimit se çarmatimi bërthamor duhet të kryhet në një mënyrë të tillë që të çojë në një rritje të nivelit të sigurisë për të gjithë. Ne nuk shohim mënyra realiste sesi të zbatojmë një reduktim direkt të armëve bërthamore

tha Zakharova.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Sipas saj as fuqi të tjera bërthamore nuk morën pjesë në konferencën e mbajtur me këtë rast, ndërkohë që ka shtuar se Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në aktivitete të tilla as në të ardhmen, por as të ndërveprojë me struktura të dala prej tyre. Duket se bota ka hyrë tashmë në një kohë të moskomunikimit dhe kur toleranca në synimet e tjetrit është asgjësuar.

Lexo më shumë  Lindberg: Rusia bllokoi GPS-ët, përdor Bjellorusinë e Wagnerin në luftën hibride

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *