Bota

Rusia ka për të humbur aftësinë e saj ushtarake, progresin ekonomik dhe teknik

Rusia nuk do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.

Vendet perëndimore e kanë goditur Rusinë me një sërë sanksionesh që nga pushtimi i saj në Ukrainë.

Scholzi pohoi se këto sanksione do ta kthenin ekonominë ruse prapa “me dekada”.

Lexo më shumë  Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

“Rusia nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përparimin e botës, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh,” tha kancelari në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius për një takim me krerët e shteteve baltike.

Scholzi shtoi se edhe nëse Rusia abuzon me importet e mallrave civile për qëllime ushtarake, Moska gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të ruajë aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve.

Lexo më shumë  Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiqi sulmon Marta Kosin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *