BotaKryesore

Rusia ka marrë garanci nga Serbia për mos vendosje të sanksioneve

Ambasadori rus Aleksandar Bocan Kharchenko tha se mendon se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se bashkëpunimi i Serbisë në fushën e litiumit me Bashkimin Evropian (BE) nuk është pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.

“Nuk kam dëgjuar kurrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonjë qëndrim të dyshimtë që do të na bënte të mendojmë se është i mundur ndryshimi i politikës së Serbisë. Mendoj se kështu do të mbetet”, tha Harçenko në një intervistë për Veçernje Novosti.

Lexo më shumë  Konservatorët britanikë i fitojnë zgjedhjet lokale në Skoci

Siç deklaroi ai, konfirmimi i dytë i kësaj është se “Rusia e Serbia vazhdojnë të punojnë së bashku për realizimin e projekteve, duhet pranuar në kushte të vështira, por po shkojmë hap pas hapi, ka edhe negociata për sipërmarrje të reja”.

Ai theksoi se sovraniteti, ruajtja e pozicionit të neutralitetit dhe marrja e vendimeve sovrane është pika kyçe e qëndrimit politik të lidershipit serb dhe shtoi se beson fuqishëm se Serbia do të mbajë të njëjtin qëndrim edhe në kushtet aktuale të vështira.

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

Rruga Press

YouTube player