Kryeministri Kurti pritet nga homologu maqedonas Mickoski
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim nga homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas Kryeministrisë pas takimit Kurti dhe Mickoski do të deklarohen për media.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, Po zhvillon sot një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet.
Rruga Press
Lexo më shumë Enver Bytyçi letër Presidentit Begaj: Mos lejoni hapjen e konsullatës serbe në Shkodër

