Bota

Rusia ka humbur gjysmën e tankeve që kishte dhe vështirë se i zëvendëson dot

Rusia ka humbur rreth gjysmën e tankeve më të mirë të saj që prej se pushtoi Ukrainën dhe tani po përpiqet t’i zëvendësojë ato.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Rusia ka humbur 2,000-2,300 tanke, ndërsa Ukraina 700.

Si rezultat, Moska është detyruar të qëndrojë me modelet më të vjetra të periudhës sovjetike.

“Ata po prodhojnë dhe po riaktivizojnë shumë pak nga ajo çfarë do duhej që të kompensonin humbjet e tyre”, tha Henry Boyd, bashkëpunëtor kërkimor në IISS.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

“Tani ata kanë vetëm gjysmën e flotës së tyre të tankeve në front krahasuar me sa kishin në fillim të luftës”.

Megjithatë, Forca Ajrore e Moskës është ende në sasinë e shumicës së saj dhe mund t’i dërgojnë atë më aktivisht në fazën tjetër të luftës, thotë IISS.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur Ukraina po përgatitet të marrë sasi tankesh nga aleatët e saj perëndimorë, duke përfshirë Abramsin amerikan, Leopardin gjerman dhe Challengerin britanik, të cilët kanë aftësi që shkojnë përtej modeleve ruse më të vjetra.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Zyrtarët ukrainasë thonë se tanket do t’u ndihmojnë për të kthyer fatin kundër Rusisë, por kanë kërkuar gjithashtu që aleatët të dërgojnë edhe avionë luftarakë.

Në takimin dy-ditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s nuk u arrit marrëveshje për dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *