Bota

Rusia ia ndalon gazin nga e shtuna, por Finlanda nuk do t’ia dijë; ja arsyeja

Rusia ka informuar Finlandën se do të ndalojë rrjedhat e gazit natyror për Finlandën që nga mëngjesi i së shtunës, tha shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum.

Kompania ka refuzuar të paguajë Gazprom Export të Rusisë në rubla, siç u ka kërkuar Moska vendeve evropiane.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndërpriten,” tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen në një deklaratë.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe parashikojmë që nuk do të ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”, tha ai.

Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *