BallinaLajme

Rusia i ofron Shqipërisë vaksinën e saj anti-covid

Rusia thotë se mund të furnizojë Shqipërinë me vaksinën e saj kundër koronavirusit, Sputnik–V.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, – ka shkruar ambasada ruse në Shqipëri.

Diplomatët rusë e kanë ndërlidhur këtë ofertë me një postim të drejtorit të zyrës për Komunikim me Publikun, në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, në të cilin ai e quan lajm të mrekullueshëm fillimin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer BioNtech, në vendet e Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Në atë postim Fuga thotë se “e gjithë popullata e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krahasohet me atë të një vendi anëtar të BE-së”, duke shtuar se në pandemi BE-ja mund të jetë e sigurt nëse janë edhe fqinjët e saj.

Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar. “Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz. Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera kanë miratuar vaksinën kundë koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNtech dhe kanë filluar vaksinimin e të moshuarve dhe punonjësve shëndetësorë.

Rruga Press

YouTube player