Bota

Rusia i kërkon përgjigje urgjente SHBA-së

Kremlini zyrtar kërkon që Shtetet e Bashkuara të përgjigjen urgjentisht ndaj garancive të propozuara të sigurisë në lidhje me Evropën Lindore.

Rusia ka njoftuar projekt-marrëveshjet e sigurisë që parashikojnë ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në lindje dhe tërheqjen e forcave të aleancës dhe pajisjeve ushtarake nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Projekt-marrëveshjet e sigurisë, pakti ruso-amerikan i sigurisë dhe marrëveshja e sigurisë midis Rusisë dhe NATO-s, të cilat Moska ua dërgoi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në fillim të kësaj jave, përmbajnë kërkesa të rrepta që Perëndimi tashmë i ka refuzuar.

Dokumentet kërkojnë gjithashtu ndalimin e dërgimit të luftanijeve dhe avionëve amerikanë dhe rusë në zonat nga ku ata mund të sulmojnë territorin e palës tjetër dhe kërkojnë pezullimin e stërvitjeve ushtarake të NATO-s pranë Rusisë.

Është pothuajse e sigurt se kërkesat e ashpra do të refuzohen nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të cilët theksuan se Rusia nuk ka të drejtë të pyesë për zgjerimin e NATO-s.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ka marrë draft dokumente, ku thuhet se dialogu me Moskën duhet të përfshijë shqetësimin e asaj aleance ushtarake të 30 vendeve për shkak të lëvizjeve të Rusisë dhe të bazohet në parimet kryesore të sigurisë evropiane.

Publikimi i draft dokumenteve vjen në një kohë tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të akumulimit të trupave ruse pranë kufirit ukrainas, gjë që ka shkaktuar shqetësim te Kievi dhe vendet perëndimore se Moska po planifikon një pushtim të Ukrainës.

Moska ka mohuar planifikimin e një sulmi ndaj fqinjit të saj dhe i ka kërkuar Perëndimit garanci se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s në lindje, pra në Ukrainë dhe në vendet e tjera ish-sovjetike, dhe se aleanca nuk do të vendosë armë në ato vende. NATO e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO po i afroheshin një “pike të rrezikshme”, duke thënë se vendosja dhe stërvitjet ushtarake të aleancës pranë Rusisë kishin rritur “kërcënimet e papranueshme” për sigurinë ruse.

Ryabkov u tha gazetarëve se Moska kishte propozuar që Shtetet e Bashkuara të fillonin menjëherë negociatat për draft dokumentet e propozuara në Gjenevë.

Në fillim të dhjetorit, presidenti rus dhe ai amerikan, Vladimir Putin dhe Joe Biden, patën një takim përmes videolidhjes. Biseda ka zgjatur rreth dy orë dhe në një njoftim për media, të dy palët mbanin qëndrime të kundërta me njëra-tjetrën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *