Bota

Meta shpallet kompania më e keqe për vitin 2021

Kompania Meta, e cila dikur zyrtarisht quhej Facebook, u shpall kompania më e keqe në vitin 2021.

12 muaj të trazuar polemika, ndryshime, gabime të mëdha, keqkuptime të përdoruesve dhe më në fund një ndryshim emri dhe i gjithë markës, i sollën gjigantit të rrjeteve sociale një “çmim” për kompaninë më të keqe në vitin 2021, sipas hulumtimit të “Yahoo Finance”.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Në fund të çdo viti, Yahoo Finance shpërblen kompaninë më të mirë dhe më të keqe – më e mira këtë vit është Microsoft, Facebook/Meta më e keqe.

Më shumë se 1 mijë persona në këtë biznes votuan dhe Facebook mori mbi 50% të votave, ndërsa kompania kineze Alibaba përfundoi në vendin e dytë.

Kështu përfunduan në votim si kompania më e keqe.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Është një vit i vështirë pas Facebookut, tashmë kompanisë Meta, e cila po përpiqet në çdo mënyrë të rregullojë gjithçka që “shpërtheu” këtë vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *