Lajme

Rusia do të kërkojë që heqja e kufirit Kosovë – Shqipëri të diskutohet në KS të OKB-së

Diplomati rus në Beograd, Alerxander Bochan-Kharchenko, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e kontrolleve kufitare mes dy vendeve duhet të shtrohet për diskutim në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kur diskutohet për situatën në Kosovë.

Bochan-Kharchenko, në një intervistë për revistën serbe “Cord”, tha se ky vendim mund të çojë në përhapje të pakontrolluar të terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kurse shtoi se kjo është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, transmeton Zeri.info.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti pret ish-kryeministrin britanik Tony Blair

“Jemi të sigurt se çdo hap, i cili cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe që tejkalon kompetencat e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë të përcaktuara në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, është jashtëzakonisht keqdashës dhe i rrezikshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh se ekzistojnë mekanizma rajonalë që mundësojnë promovimin e bashkëpunimit duke i njohur plotësisht të drejtat ligjore të Beogradit. Pa të, aktivitetet e Tiranës dhe Prishtinës vetëm sa shtojnë shqetësimet për planet e ‘Shqipërisë së Madhe’, që janë të dëmshme për rajonin, e lëre më për rreziqet e përhapjes së pakontrolluar të terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Supozojmë se duhet t’i kushtohet vëmendje kësaj teme, duke përfshirë edhe mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për situatën në Kosovë dhe Metohi”, theksoi diplomati rus i angazhuar në Beograd.

Lexo më shumë  Rusia dhe Bjellorusia nisin fazën e dytë të stërvitjeve taktike të armëve bërthamore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *