Bota

Macron fton francezët të bëjnë teste për Covid-in para festave të fundvitit

Presidenti francez u ka bërë thirrjeve qytetarëve të bëjnë teste për Covid-in para festave të fundvitit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai u kërkon qytetarëve të bëjnë teste para se të takohen me të dashurit e tyre para festave të fundvitit.

“Gëzuar festat për të gjithë! Për ata që do të kalojnë festat me familjen e tyre: masat bazë të mbrojtjes (maskë, distanca), testi i Covid dhe, në rast simptomash, karantinim. Për v të gjithë ata që punojnë për t’u kujdesur për ne, për të na mbrojtur: faleminderit. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin”, shkroi presidenti francez në Twitter.

Lexo më shumë  Gjermania nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje me Poloninë

Emanuel Macron përsëriti mesazhin e tij në një video në TikTok: “Edhe nëse jeni të vaksinuar, duhet të bëni testin… për t’u siguruar që nuk jeni të infektuar përpara se të takoni familjen tuaj.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Hungaria merr vendimin! Magyar: Asnjë kryeministër nuk do të qendrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *